Mjekësia në alarm! Shtohen rastet me një superbakter që nuk ka shërim

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një numër i madh pacientësh kanë rënë viktimë e një superbakteri që konsiderohet thuajse i pashërueshëm.

Çdo vit regjistrohen rreth 2000 raste të reja të infeksionit me bakterin Carbapenemase-Producing Enterobacteriaceae (CPE), një numër tepër i madh krahasuar me 3 rastet që regjistroheshin 12 vite më parë.

Shifrat tregojnë gjithashtu se të paktën 81 pacientë në Britani kanë ndërruar jetë si pasojë e bakterit CPE që nga viti 2009. Numri i saktë i vdekjeve dhe rasteve të prekura nga infeksion mendohet të tjetë më i lartë duke qenë se shumë spitale nuk i regjistrojnë ato.

Bakteri është cilësuar si “i frikshëm” nga ekspertët pasi është shumë i vështirë për t’u trajtuar. Ai ka fituar rezistencë ndaj një sërë antibiotikësh.

Ky bakter është rezistent pasi prodhon një enzimë që i ka nxjerrë të gjitha ilaçet jashtë loje.

Ekspertët thonë se ai vret rreth gjysmën e pacientëve që janë të infektuar në rrugët e gjakut, edhe pse shumë prej tyre kanë probleme shëndetësore më të theksuara. Simptomat mund të ndryshojnë nga një pacient në tjetrin, edhe pse bakteri zakonisht shkakton një infeksion të tipit të pneumonisë në kraharor ose një infeksion të tipit E coli në fshikëzën e urinës ose sistemin tretës.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal