Lajme të mira për ju që e pëlqeni kafen: Sapo u hodh poshtë një mit që ju ka shoqëruar prej kohësh

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Fansat e kafes, gëzohuni –konsumimi i 4 filxhanëve me kafe në ditë nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin.

Shkencëtarët kanë arritur në këtë përfundim pasi rishikuan më shumë se 740 studime që janë marrë me efektet e kafeinës tek njeriu. Ata zbuluan se konsumi i 400 mg  – e barasvlershme me 4 filxhanë kafe – është i sigurt për të rriturit, edhe pse më parë kjo sasi është konsideruar si mbi limitin e lejuar.

Sa kohë që nuk tejkalohet kjo sasi, nuk ka nevojë për shqetësim, thonë hulumtuesit shkencorë. Ndërsa për gratë shtatzëna rekomandohen vetëm 300 mg ose 3 filxhanë me kafe në ditë.

Edhe pse është zbuluar se ul inflamacionin dhe përmirëson shëndetin mendor, kafeina është lidhur gjithmonë me sëmundjet e zemrës dhe demencën.

Substanca psikoaktive më shumë e përdorur në botë thuhet gjithashtu se shkakton apo përkeqëson ankthin.

Për të provuar dhe përcaktuar efektet e saj në shëndet, hulumtuesit shkencorë rishikuan studimet e publikuara mes viteve 2001-2015.

Ata u fokusuan tek 5 efektet e kafeinës në shëndet: toksiciteti akut, kockat, zemrën, shëndetin mendor dhe riprodhues.

Autori kryesor i studimit, dr. Eric Hentges, drejtor ekzekutiv i Institutit Ndërkombëtar të Shkencave të Jetës, tregon se pasi rishikuan edhe njëherë të gjitha studimet të kryera mes viteve 2001-2015, arritën në përfundimin se konsumimi i 400 mg kafeinë në ditë nuk ka asnjë efekt anësor në shëndet.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj