Përshtati në shqip: Blertina Koka
Të gjithë e dimë se si hudhra ashtu edhe limoni janë të mira për zemrën. Hudhra ndihmon në hollimin e gjakut, parandalon formimin e pllakës bakteriale që mund të shkaktojë atak në zemër dhe goditje në tru. Kjo erz është gjithashtu e mirë për uljen e tensionit të gjakut. Nga ana tjetër, limoni është i pasur në antioksidues që pengojnë absorbimin e kolesterolit të keq në trup dhe përfundimin e tij brenda arterieve.
Kombinimi i këtyre dy ingredientëve është i duhuri për zhbllokimin e arterieve.
Ingredientët
- 6 limona
- 30 thelpinj hudhre
Përgatitja
- Qëroni limonin dhe e prisni në feta të holla.
- Qëroni thelpinjtë e hudhrës dhe i prisni në copa të vogla gjithashtu
- I futni të dy përbërësit në shtrydhëse dhe i shtrydhni mirë derisa të bëhen pure.
- E kaloni përzierjen në një tigan prej metali. Shtoni 2 litra ujë
- Lëreni të ziejë në temperaturë mesatare.
- Sapo të ketë valuar, uleni temperaturën dhe lëreni për rreth 10 minuta.
- Më pas e lini të ftohet në temperaturë ambienti.
- E kulloni përzierjen me anë të një garze dhe e kaloni tek një kavanoz prej xhami.
- Mbylleni kavanozin dhe futeni në frigorifer.
Udhëzime
- Pini 50 ml nga kjo përzierje për 3 javë.
- Ndaloni së konsumuari për një javë.
- Përsëri pini 50 ml për 3 javët e tjera.
- Mund ta përsëritni këtë procedurë për 6 muaj.
Kujdes: Nëse vuani nga sëmundjet e zemrës, duhet të konsultoheni paraprakisht me mjekun nëse duhet ta përdorni këtë recetë.
Burimi: Health Digezt / Shendeti.com.al


