Gjithë vetitë që nuk i dinit për kumbullat

kumbull 2

Kumbullat e freskëta janë të pasura me vitaminë A, B1, B2 dhe aktivizojnë shumë substanca antioksidante, të cilat luajnë rol kyç kundër plakjes së qelizave.

Kumbullat përveçse të shijshme janë të famshme për vetitë e tyre laksative. Ato janë të përbëra në masën 87% nga uji, janë të pasura me kripëra minerale, fosfor, kalcium, magnez dhe mbi të gjitha potas.
Kumbullat e freskëta janë të pasura me vitaminë A, B1, B2 dhe aktivizojnë shumë substanca antioksidante, të cilat luajnë rol kyç kundër plakjes së qelizave. Në rast se keni probleme kapsllëku, këshillohet të hahen deri në 100 gramë në ditë, në mënyrë që të rregullohet funksioni i aparatit tretës.
Gjithsesi nuk duhet tepruar me ngrënien e tyre pasi mund të krijohen efekte të padëshiruara, si diarreja dhe mund të shkaktohet fryrje barku. Në rastet kur konsumoni kumbulla të thata, atëherë këshillohet ti fusni një ditë më parë në ujë, në mënyrë për të riaktivizuar vetitë laksative. Pijeni edhe ujin në të cilin kanë qëndruar kumbullat.

 

 

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe