Pesë rregulla që duhen ndjekur për uljen e tensionit të lartë të gjakut

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Konsumoni më pak yndyra të ngopura

Yndyrat e ngopura mund të rrisin sasinë e kolesterolit në gjak – një nga shkaktarët kryesorë të tensionit të lartë të gjakut.

Ulja e konsumit të yndyrave mund t’ju ndihmojë të parandaloni ose ulni tensionin e lartë të gjakut.

Pakësoni kripën

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon jo më shumë se 2300 miligramë kripë në ditë. Pavarësisht kësaj, shumë të rritur konsumojnë më shumë se aq. Doza mesatare e sodiumit është rreth 3400 mg në ditë.

Stërvituni më shumë

Aktiviteti fizik ju ndihmon të ulni tensionin e gjakut. Ai ju ndihmon gjithashtu të humbni peshë dhe ulni sasinë e kolesterolit në gjak.

Pini alkool në sasi të moderuar

Konsumi i alkoolit në doza të larta mund të rrisë tensionin e gjakut në nivele të pashëndetshme.

Konsumi i më shumë se 3 pijeve në një periudhë krejt të shkurtër rrit tensionin e gjakut, ndërsa nëse vazhdoni me këtë zakon të keq, mund të çojë në rritje afatgjate.

Burrat nuk duhet të konsumojnë më shumë se 2 pije alkoolike në ditë, ndërsa gratë duhet të mjaftohen me një gotë.

Hiqni dorë nga duhani

Pirja e duhanit nuk ndikon drejtpërdrejt në tensionin e gjakut, megjithatë shkakton ngushtim të arterieve.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi