2 receta për fëmijë nën 1 vjeç

Rolina Naço, dietologe

Krem me vezë-polenta

Përbërësit
90ml qumësht
Të verdhën e 1 veze
1 lugë gjelle polenta (një lloj miell misri)

Zieni qumështin. Përzieni të verdhën e vezës me polenten dhe e kaloni tek qumështi i zier, pasi e keni fikur zjarri. Është mirë të konsumohet e ngrohtë, pasi më vonë fillon të mpikset.

Mund t’i shtoni edhe pak më shumë qumësht

Patate e ëmbël me mollë

Recetë:
• 1 patate mesatare pa lëkurë
• 1 mollë mesatare pa lëkurë dhe pa fara
• 100 gr qumësht

Presim mollën dhe pataten në kubik dhe i ziejmë ato jo shumë fort. Më pas i kaloni në mikser bashkë me qumështin dhe i përzieni derisa të formohet një masë homogjene. Duhet te konsumohet brenda 48-orësh./ Shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë