Analiza e intolerancës ushqimore, largon një “bombë” nga trupi juaj

Vera po vjen dhe jeni në kërkim të një trupi perfekt për ta ekspozuar në diell? Shumë shpesh ne i nënshtrohemi një diete hipokalorike, por në të shumtën e rasteve pa rezultat, nuk biem në peshë. Një faktor që duhet fajësuar është intoleranca ushqimore. Ushqime të tilla, si: sallata, peshku, karota, pula etj, janë konsideruar si “të lehta” dhe ato janë zakonisht pjesë kryesore e dietave  të ndryshme.

Megjithatë, nëse ne nuk mund t’i tolerojmë këto ushqime, ato nuk metabolizohen në mënyrë korrekte dhe kështu “bllokojnë” organizmin tonë. Testi i intolerancës ushqimore tregon ato ushqime që  duhen shmangur për një periudhë të caktuar kohe (zakonisht 2-3 muaj) dhe rezultatet (humbje peshe) janë shumë të mira, madje edhe në javët e para!

Mënyra më e mirë që të dobësohemi është duke bërë analizat e intolerancës ushqimore. Këto analiza gjaku tregojnë me përpikëri se cilat ushqime janë një “bombë” për trupin tuaj dhe se cilat janë ato që duhet t’i konsumoni patjetër.

Kështu ju largoni shumë shpejt kilet e tepërta, dhjamin e depozituar në fund të barkut, problemet me stomakun, dhimbjet e kokës apo shumë faktorë të tjerë të cilët vijnë pikërisht nga konsumimi i ushqimeve, të cilat nuk i bejnë mirë organizmit. Kjo lloj analize është e vërtetuar shkencërisht.

Shumë persona obezë kanë pasur rënie të konsiderueshme në peshë, falë testit të intolerancës ushqimore. Kanë humbur peshë ndërsa kanë konsumuar vakte normale. Çdo person ka nevojë për një kalorazh të caktuar në ditë, për balancimin e nevojave të tij energjitike (pa humbur ose pa marrë peshë).

Për shembull, një njeri me metabolizmin normal dhe një punë të përditshme (të tilla si punë zyre) ka nevojë për rreth 3000 kcal në ditë. Por, nëse ky njeri ka intolerancë ndaj disa ushqimeve, sa herë që ai do të konsumojnë këto ushqime, trupi i tij do të reagojë, pasi ato janë toksike për të. Mbrojtja më e thjeshtë e trupit në raste të tilla, është që të ngadalësojë metabolizmin, duke u përpjekur në këtë mënyrë të ngadalësojë hyrjen e këtyre elementeve toksike në gjak. Atëherë, ky njeri me metabolizim të ngadaltë, ka nevojë për më pak kalori në ditë.

Spitali Continental e ofron këtë paketa analizash me ulje çmimi nga 24.000 mijë lekë që ishte më parë për 20.000 mije lekë.
KONTAKT: .+355 69 700 4000 dhe  +355 69 700 1000
Lagjia Ali Dem tek ish- Poligrafiku, Tiranë.
Për Ju, Për familjen, Për jetën!
SPITALI CONTINENTAL

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit