Blerina Bombaj, dietologe
Oriz me luleshtrydhe
- 3 lugë vaj ulliri
- 3 lugë gjalpë të freskët
- 1 qepë të vogël të kuqe, të grirë hollë
- kripë deti
- 2 kupa oriz për rizoto
- 2 kupa luleshtrydhe të prera për gjysmë
- 1 lugë të vogël sheqer
- ½ kupë verë të kuqe
- 3 ½ kupa lëng pule ose zarzavatesh
- 1 kupë parmixhano ose grana të grirë me rende
Përgatitja
- Vini ne tigan vajin e ullirit dhe gjalpin. Skuqni qepën me pak kripë dhe më pas hidhni orizin dhe e skuqni për rreth 5 minuta. Shtoni luleshtrydhet dhe sheqerin dhe përzieni mirë deri sa luleshtrydhet të fillojnë të shkrihen. Shtoni verën e kuqe dhe përzieni deri sa vera të depertojë në të gjithë orizin. Shtoni si fillim 1 kupë lëng pule të cilin e keni vënë në zjarr dhe duhet të jetë duke valuar. Vazhdoni të shtoni brodon pak nga pak duke e përzier gjatë gjithë kohës. Vazhdoni të shtoni dhe të përzieni deri sa i gjithë lëngu të jetë pirë nga orizi. Përsërisni deri sa orizi të jetë gatuar, ende të jetë i fortë, por pa një pikë të bardhë të fortë në mes.
- Shto përfundimisht ¼ e fundit të lëngut dhe përzieni. Shtoni djathin dhe pak më shumë kripë nëse nevojitet. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni me kapak mbuluar për 5 minuta. Mund ta shërbeni me pak qepë të njomë të grirë përsipër.
*Kjo recetë vlen vetëm kur luleshtrydhet janë të vendit dhe të stinës, të cilat kanë gjithë aromën e nevojshme për ta bërë këtë pjatë t’ju fitojë zemrën. I gjithë sekreti i gatimit është skuqja e duhur e orizit dhe një lëng i mirë pule i përgatitur me erëza te freskëta./ Shendeti.com.al



