Blerina Bombaj, dietologe
Recetë 1 – Lëng i shtrydhur
- 50ml aloe vera xhel*
- 1 mollë jeshile
- 1 kivi
- 1 tufë spinaq të freskët
- 1 copë xhinxher të freskët
- pak gjethe rigoni të freskët ose rozmarinë
I shtrydhni të gjithë përbërësit njëri pas tjetrit dhe më pas i bashkoni me xhelin aloe.
*Nëse nuk keni xhel aloe vera mund të përdorni lëngun e 1 kastraveci.
Recetë 2 – Çaj i ngrohtë
Vini në zjarr 1 filxhan ujë dhe e zieni bashkë me:
- 3-4 kokrra piper
- 1/2 lugë shafran Indie
- pak xhenxhefil të freskët
- 1/2 lugë kanellë
- 3-4 karafila
- 2-3 boçe kardamom
Pasi i zieni, e hiqni çajin nga zjarri dhe i hidhni 1/2 lugë mjaltë cilësor. E konsumoni çdo mëngjes dhe mbrëmje.


