Qumështi i gjirit, një kurë për kancerin?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Qumështi i gjirit mund të përdoret në të ardhmen për të luftuar kancerin pasi shkencëtarët kanë zbuluar se përmban një ingredient magjik që thuhet se mund të shkatërrojë qelizat tumorale pa dëmtuar ato të shëndetshmet.

Shkencëtarët suedezë thonë se testet e kryera tek pacientët me kancer të fshikëzës kanë patur rezultate premtuese dhe besojnë se ingredienti, të cilit i kanë vendosur nofkën Hamlet, mund të luftojë gjithashtu edhe kancerin e zorrës dhe atë cervikal.

Ekspertët pretendojnë se Hamleti sulmon vetëm qelizat kancerogjene, prandaj nuk ka asnjë efekt anësor të kimioterapisë.

Profesoresha Catharina Svanborg tregon se e ka zbuluar këtë krejt rastësisht, ndërsa po përpiqej të zbulonte diçka të re për antibiotikët.

“Ka diçka magjike rreth aftësisë së Hamletit për të vënë në shënjestër qelizat tumorale dhe për t’i zhdukur ato. Gjatë një eksperimenti ne kishim nevojë për qeliza njerëzore dhe baktere, që të ishin prezente, dhe zgjodhëm qelizat tumorale të njeriut për arsye praktike. Për habinë tonë, kur shtuam këtë përbërës të qumështit, u zhdukën qelizat tumorale. Ishte krejtësisht një zbulim rastësor”.

Aho shpjegon se qumështi i gjirit të njeriut përmban proteinën alpha-lactalbumin, që lufton kancerin sapo kalon në stomak.

Nga testet e kryera nga hulumtuesit shkencorë në Universitetin Lund, në Suedi, rezultoi që qelizat tumorale u zhdukën brenda ditëve tek pacientët me kancer të fshikëzës.

Mjekët tani po planifikojnë të bëjnë një test të plotë të përbërësit Hamlti kundër ilaçeve të zakonshme.

Burimi: The Sun / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj