Dieta anti-kancer

Blerina Bombaj, dietologe

Ushqimet që duhet të preferohen, sipas vlerës ushyese dhe anti-tumorale

  • Zarzavate: *Spinaq, panxhar, agjinare, shparg, presh, speca të kuq, kërpudha porcini, mashurka, kungulleshe (kungulli i dimrit, madh ngjyrë të verdhë), rukola, cikore, karota, domate*, lakër të kuqe, qepë jeshile, hudhra
  • Drithëra: Elb, thekër, tërshërë, bukë thekre, oriz i egër, kuinoa (mundësisht organike)
  • Mish: Peshk i vogël i kaltër, pulë e fshatit, pulë deti, karkaleca, salmon, vezë fshati.
  • Bulmet: Qumësht dhie, kos shtëpie, me yndyrën e larguar, gjizë e njomë pa yndyrë, Qumësht soje, djathë dhie i njomë.
  • Fasule: Fasule të bardha, të kuqe, të zeza, thjerrëza, qiqra, soje.
  • Fruta: Portokall, boronica, lule shtrydhe*, mandarina, kivi, banane, rrush i kuq, mjedër, manaferra, hide, thana, fiq.
  • Kërpudha: Shitake, porcini, pleurotus, shampinjon
  • Fara: Fara lini, luledielli, kerpi, kungulli, susami (të paketuara hermetikisht, mundësisht organike)
  • Yndyrna: Vaj ulliri ekstra të virgjër, avokado, vaj lini*, vaj farash kërpi, vaj farash kungulli
  • Erëza: Majdanoz, Borzilok, Rigon, Thimar, Rozmarinë, Shafran Indie, Kanellë, Mente (nenexhik).

*Ushqimet që kanë këtë shenjë është e nevojshme të jenë organike.

Konsumi i ushqimeve:

Nga zarzavatet

  • Çdo ditë: Spinaq, panxhar + domate + speca + lloje të tjera nga zarzavatet e mësipërme. (Spinaqi të zihet dhe t’i largohet uji)
  • Çdo ditë hudhër, qepë
  • 3-4 herë në javë presh dhe lakër brukseli ose shparg
  • 2 herë në javë kërpudha  (shitake, porcini)
  • Nga brumërat: Drithëra elbi ose gruri ose tërshëra ose kuinoa e kuqe ose orizi i egër, Bukë thekre të zezë
  • Nga mishi: 3 herë në javte peshk (salmon ose sardele ose skumber)
  • 1 herë në javë gjoks pule ose pulë deti (pula të rritura në natyrë).
  • 3 herë në javë vezë të zier të fshatit
  • Nga bulmeti: 2 herë në ditë një gotë kos pa yndyrë, gjiza. Të preferohet qumështi i dhisë.
  • Nga fasulet: 3-4 here ne jave fasule, qiqra ose thjerreza ne forme supe
  • Nga frutat: Çdo ditë portokall + kivi + 1 nga llojet e tjera të frutave që shkruhen më lart
  • Nga farat: Çdo ditë fara lini, fara kërpi, 4-5 herë në javë fara luledielli ose kungulli, ose bajame ose arra (organike)
  • Nga yndyrnat: Çdo ditë vaj lini, ulliri + ¼ avokado.

Këshilla

  • Mishi i pulës dhe peshku të shoqërohen patjetër me erëza si rozmarina, thimari, rigoni, hudhra, shafrani i Indisë, (ky i fundit nuk duhet përdorur​ nga gra me kancer të gjirit që janë në terapi me cyclophosphamide).
  • Sa me shume uje (2,5L/dite)
  • Caj jeshil (2 gota ne dite) – pa sheqer
  • Kafe sa me pak
  • Sheqer fare
  • Alkol fare

Shembull ditor i ushqimit:

  • Mëngjes: pak kos shtëpie + 1 lugë mjaltë cilësor + vaj lini + fara lini + elb të zier + manaferra ose boronica ose mjedër, të përziera mirë, 1 çaj artemisa
  • Paradite: 1 lëng: boronica ose luleshtrydhe, mollë jeshile, spinaq*, pak rozmarinë të freskët dhe xhenxhefil, fara kungulli ose arra Brazili
  • Drekë: sallatë me spinaq, pazi, cikore dhe qepë, peshk në furrë me domate, qepë, hudhra, rigon + 1 kupë oriz të egër me fasule të kuqe ose të zeza, 1 fetë bukë thekre, vaj ulliri. 1 çaj artemisa.
  • Pasdite: 1 gotë lëng panxhari, mollë jeshile, xhenxhefil, spinaq dhe rozmarinë të shtrydhur.
  • Darkë: Sallatë me panxhar të zier ose lakër të bardhë, karotë, limon, vaj ulliri, fara luledielli, speca të kuq të pjekur pak dhe pak kërpudha të pjekura, 60gr ricota + vaj lini + fara lini (të fruluar mirë), 1 kupë oriz të egër, 1 fetë bukë thekre me ¼ avokado + 1 çaj artemisa
  • Para gjumit: 1 çaj me shafran Indie, kanellë, xhenxhefil, karafil dhe pak mjaltë cilësor.

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm