Instagram, rrjeti që po ndikon negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Instagram-i është klasifikuar si platforma sociale më negative kur bëhet fjalë për ndikimin tek shëndeti mendor i të rinjve. Studimi #StatusofMind ka zbuluar se aplikacioni për shpërndarjen e fotove ndikon negativisht në kompleksitetet në lidhje pamjen e jashtme, vetëbesimin e ulët, gjumin dhe frikën e humbjes. Të dhënat e plotësuara nga rreth 1500 të rinj të moshës 14-24 treguan gjithashtu se Instagram-i ishte pozitiv kur bëhej fjalë për krijimin e një identiteti dhe mundësinë për t’u shprehur.

Të rinjtë duhet të renditnin platformat sociale që ndikonin në gjendje si ankthi, vetmia dhe socializmi.

Sajti me renditjen më pozitive ishte YouTube, i ndjekur nga Twitter. Facebook dhe Snapchat u renditën të tretët dhe të katërt, respektivisht.

Sipas ekspertëve të shëndetit mendor, platformat që supozohen të ndihmojnë të rinjtë të vendosin kontakte me njëri-tjetrin mund të jenë në fakt përgjegjës për krizat e shëndetit mendor.

Ata kërkojnë që sajtet si Instagram-i, Twitter-i dhe Facebook-u të marrin masa për të rritur sigurinë e përdoruesve të tyre dhe të paralajmërojnë ata nëse qëndrojnë shumë kohë në këto platforma.

Shirley Cramer CBE, shefja ekzekutive e  “Royal Society for Public Health”, thotë: Mediat sociale janë përshkruar si më vartëse se cigaret dhe alkooli, dhe janë ngulitur tashmë aq shumë në jetën e të rinjve sa nuk ka asnjë mundësi ta injorojnë atë, edhe kur bëhet fjalë për çështje të shëndetit mendor tek këta të rinj”.

Burimi: The Telegraph / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti