Anemitë te foshnjat, shkaqet dhe kurat

Të porsalindurit kanë një rënie të hemoglobinës në javët e para të jetës së tyre, që duhet konsideruar normale deri në një lloj pikë

Polikron Çelo, pediatër

femiej 2 gjumAnemitë nga mungesa e hekurit janë të njohura për të rriturit. Megjithatë ato prekin edhe të porsalindurit. Më poshtë në këtë shkrim do të gjeni përgjigje të disa pyetjeve që lindin në raste të tilla dhe se si mund ta trajtoni atë.

Kur do të quhet anemik?

Një fëmijë do të quhet anemik nëse hemoglobina (Hb) ulet nën normë. këtij përcaktimi klasik sot i janë shtuar edhe 2 tregues të tjerë: ulja e hematokritit (Ht) dhe e rruazave të kuqe. Hemoglobina dhe hematokriti janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe kryesore për diagnozën.

Anemitë janë të shumta, të lindura e të fituara e shpesh me shenja të ngjashme, por prapa çdo rasti fshihen shkaqe të veçanta që duhen zbuluar. Çdo veprim i nxtiuar mund të jetë me pasoja.

Kujdes me disa anemi që shfaqen në të porsalindurit në kohë dhe prematurë.

Cilat janë të veçantat? Të porsalindurit kanë nivel më të lartë të hemoglobinës dhe të mearokritit në krahasim me fëmijët e tjerë dhe të rriturit. Duke filluar nga java e parë e jetës, fillon një ulje e ngadalshme po progresive e hemoglobinës që zgjat 6-8 javë. Kjo rënie quhet anemi fiziologjike (më tepr një përshtatje me kushtet jashtë mitrës sesa anemi e vërtetë). Pra, kemi të bëjmë me një proces normal kalimtar rreth 2-3-mujor.

Në të lindurit para kohe (prematurë) përshtatja me kushtet e reja mbas lindjes kryhet me pak vështirësi. Përveç moshës, ndikojnë për keq dhe marrjet e përsëritura të gjakut për analiza (shpesh i kërkon vetë gjendja e veçantë shëndetësore e tyre). Studimet kanë treguar se kjo anemi ka ecuri më të favorshme në fëmijët e ushqyer me gji.

Si të kujdesemi për këto tipe anemish?

Mbasi të jini siguruar nga mjeku për natyrën e anemisë, për të dy rastet mjafton ushqyerja e zakonshme dhe gjithçka normalizohet me kohë, pa pasur nevojë për mjekim (nuk kemi anemi nga mungesa e hekurit, prandaj s’ka pse të jepet). Për fëmijët pa gji ka ndryshuar ecurinë dhënia e qumështit industrial special për këto mosha me përmbajtje hekuri. Nëse nuk mund të sigurohet (për arsye ekonomike) athëerë mjeku mund të japë hekur sipas peshës.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm