A kanë fëmijët nevojë për vitamina?

Blerina Bombaj, dietologe

Si rregull, preferohet që fëmijët dhe adoleshentët t’i marrin të gjithë lëndët ushqyese nëpërmjet ushqimit të freskët, të ekuilibruar mirë dhe të larmishëm.

Studimet tregojnë se marrja e lëndëve ushqyese në formë të veçuar nëpërmjet një suplementi nuk ka të njëjtin efekt sikurse të marra nga ushqimet pasi, në ushqime, vitaminat dhe mineralet vijnë në kombinime të atilla ku njëri ndihmon tjetrin, pra në një formë bashkëpunuese, e cila në gjuhen shkencore quhet “sinergji”.

Gjithsesi, shkenca tregon se fëmijët midis moshës 6 muaj dhe 5 vjeç mund të përfitojnë nga konsumi me pika i vitaminave A, C dhe D, si dhe hekurit, veçanërisht nëse ushqimi i tyre nuk është i larmishëm. Vitamina D sintetizohet në organizmin tonë nëpërmjet ekspozimit të drejtpërdrejtë të lëkurës në rreze dielli. Kur fëmijët rriten në ambiente të mbyllura dhe nuk dalin çdo ditë në diell, nuk konsumojnë ushqime të pasura në vitaminë D (peshq të kaltër, qumësht dhe vezë), është e nevojshme të plotësojnë nevojat ditore nëpërmjet suplementeve përkatës./ Shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet