Këshilla për personat e rriskuar nga strijat – nga dermatologia Violeta Dajçi

 

Violeta Dajçi, dermatologe

  1. Hidratoni lëkurën me vajra ose kremra të thjeshtë e sipas mundësive ekonomike, sidomos pas dushit.
  2. Përdorni kremra antistrija një ose dy herë në ditë, duke e masazhuar atë lehtë për disa minuta në zonat e rriskuara. Masazhi rrit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në përthithjen më mirë të kremit.
  1. Merruni me sport dhe ushtrime fizike, kur kuptoni që po shtoni në peshë në mënyrë të shpejtë.
  2. Gjatë frekuentimit të palestrave, kërkoni nga instruktori programe stërvitjeje të përshtatshme dhe me rritje graduale të shkallës së vështirësisë së ushtrimeve dhe të forcës.
  3. Eliminoni nga dieta juaj brumrat, karbohidratet dhe yndyrnat sa të mundeni. Zarzavatet dhe frutat shkrijnë dhjamrat, eleminojnë toksinat dhe radikalet e lira nga organizmi dhe i japin lëkurës shëndet e kolor… përdorini ato sidomos nëse e shihni veten në situatat e mësipërme.
  4. Gjatë shtatzënisë, ushqehuni shëndetshëm dhe kontrolloni rregullisht peshën tuaj. Ruani ritmin e jetës së mëparshme dhe mos u dembelosni për shumë arsye, dhe një ndër to- shfaqja e strieve. Aplikoni kremin antistrie në zonat e rriskut, dy herë në ditë me një masazh të lehtë në trajtë rrethore, për disa minuta.
  5. Kur jeni në terapi me kortizonikë, ndiqni në mënyrë korrekte këshillat e mjekut tuaj kurues për: mënyrën e marrjes, kohëzgjatjen, dozën, uljen dhe ndërprerjen e saj./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën
Shqipërisë i mungon infrastruktura dhe mjeku gjeriatër për të moshuarit, rekomandimet  
Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës