4 simptoma të kancerit të zorrës që çdo grua duhet t’i dijë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Të gjithë e dimë që parandalimi është hapi i parë në mbrojtjen kundër sëmundjeve si kanceri. Prandaj dëgjojmë shpesh rekomandime të tipit bëni kontrolle të herëpashershme të gjirit ose kontrolloni nishanet tek dermatologu çdo vit. Por, është koha që t’i kushtoni vëmendje edhe jashtëqitjes gjithashtu. Sipas një studimi të fundit, të publikuar tek revista e Institutit Kombëtar të Kancerit, është rritur ndjeshëm numri i rasteve me kancer të zorrës së trashë tek të rinjtë.

Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se personat e lindur në vitet ’90 janë dyfish më të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë dhe katërfish nga kanceri rektal, krahasuar me ata të lindur në vitet ’50.

Pse po ndodh një gjë e tillë? Shkencëtarët akoma nuk kanë një përgjigje të sigurt.

“Mund të lidhet me stresin, dietën apo mënyra të tjera të jetesës; duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të kuptuar arsyen e shtimit të rasteve”, thotë Lisa Ganjhu, profesore e asociuar klinike e divizionit të gastroenterologjisë dhe sëmundjeve të mëlçisë tek Qendra Mjekësore NYU Langone.

Ky fakt është sidomos shqetësues për femrat, duke qenë se, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanceri i zorrës është aktualisht shkaktari i tretë kryesor i vdekjeve nga kanceri tek gratë, pas kancerit të gjirit dhe të mushkërive.

Megjithatë, ka një lajm të mirë: Kanceri i zorrës është forma më e parandalueshme e të gjitha llojeve të kancerit, prandaj, nëse vëreni një nga këto simptoma (sidomos nëse keni një histori familjare me këtë sëmundje), lini një takim me mjekun, menjëherë. Nëse mjeku do të dyshojë për ndonjë gjë, mund t’ju kërkojë të bëni kolonoskopinë ose eko të tjera për të kontrolluar më nga afër se ku qëndron problemi.

Shpesh kanceri i zorrëve për një kohë të gjatë nuk shkakton simptoma. Kancerin e zorrëve mund ta sinjalizojnë shqetësimet në vijim:

Postime të ngjashme

Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave