Pushimet, kujdes nga diarrea

Kur për pushime zgjidhen vendet ekzotike, duhet të marrim parasysh edhe rrezikun e diarresë. Sepse, ndryshimin e klimës dhe ushqimit e ndiejnë të parat zorrët tona. Diarrea e udhëtarit në fakt është një shqetësim shumë i përhapur mes turistëve që zgjedhin vendet e nxehta pa kushte shumë kaps vajzatë mira higjieno-sanitare, si vendet afrikane, latino-amerikane dhe aziatike. Për këtë arsye duhet të kihet parasysh që të mos konsumohet shumë ushqim dhe pije që mund të kenë baktere e viruse duke shkaktuar kështu shqetësime.

Sepse si pasojë mund të kemi një dehidratim të trupit që intensifikohet në rastet kur ka edhe të vjella (sidomos tek fëmijët) dhe trajtimi më i mirë nënkupton rimarrjen e lëngjeve dhe ekuilibrimin e kripërave minerale duke konsumuar shumë ujë dhe lëngje (çaj, limonata, lëng frutash).

Për të ulur në minimum rrezikun e sëmundjes rekomandohet shmangia e ngrënies së ushqimeve të pabëra ose të gatuara pak. Edhe ushqimet e gatuara mirë duhet të konsumohen në vende të përshtatshme nga ana higjienike, ndërsa këshillohet që mos të përdoren pije apo ushqime nga shitësit ambulantë. Ndërsa lidhur me pijet, është mirë të konsumohen ato të mbyllura (me shishe apo kanaçe) dhe të shmanget përdorimi i akullit.

Për më tepër këshillohet që të përdoren ushqime të pasura para se të niseni në mënyrë që të forconi sistemin imunitar të zorrëve tuaja dhe të mbani një ekuilibër të mirë të mikroflorës së tyre.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026