E porsalindur… dhe ecën (VIDEO)

Mund të keni dëgjuar shpesh prindërit të thonë që fëmijët e sotëm lindin të zgjuar dhe janë gati për të hedhur “hapa të sigurt” në jetë. Kjo shprehje i shkon për shtat kësaj të sapolindure. Në një video që po thyen internetin, një e sapolindur fillon të ecë brenda pak minutave pasi ka dalë nga barku i nënës.

Pamjet vijnë nga një maternitet në Brazil, ku vajza e vogël e porsalindur përpiqet të ecë. Në video, mamia e nxjerr fëmijën duke e mbajtur te gjoksi me një dorë, dhe duket një mrekulli se si fëmija ecën vetë.

Mamia qan dhe thotë “O Zot, vajza po ecën!”.

Videoja është publikuar në Facebook më 26 maj dhe brenda 2 ditësh ka marrë më shumë se 53 milionë shikime dhe mbi 1.3 milionë shpërndarje.

Shumica e foshnjave zakonisht fillojnë të ecin brenda 9-12 muajsh, po kjo foshnje duket se e ka me shumë nxitim.

Burimi: Daily Mail

https://youtu.be/bkqYTJuahMU

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë