Plasin tubacionet në QSUT. Dimri mund të rrezikojë institucionin

“Pak shi ra dhe shiko çfarë i ndodh pavioneve në QSUT. Tubacionet fusin të gjithë shiun brenda në pavion. Po në dimër çfarë mund të ndodhi?”

Ky është denoncimi që ka mbërritur mëngjesin e sotëm në redaksinë e “Pro Pacientit”. Ka mjaftuar një furtunë  që pavionet në QSUT të katandisen kështu (shiko foton e mëposhtme).  Edhe pse janë bërë disa herë plane për rikonstruksionin e godinës së 6-katëshit në QSUT, asgjë nuk ka ndryshuar. Pacientët vazhdojnë të marrin shërbim, në një ambjent me lagështirë, pllaka të thyera, krevate të ndryshkura e suva të rëna.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është institucioni shëndetësor më i madh në Shqipëri dhe si institucion shëndetësor akademik është i vetmi i këtij lloji duke u klasifikuar si e vetmja qendër shëndetësore terciare shqiptare./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar