Peshku, shumë i mirë për të parandaluar alergjitë

Bebet që ushqehen rregullisht me peshk gjatë vitit të parë të jetës së tyre kanë shumë më pak rrezik të preken nga alergjitë. Përfundimi ka dalë pasi peshkuekspertë pediatër në Suedi monitoruan dietën ushqimore të muajve të parë të jetës dhe ecurinë e fëmijëve deri në prag të adoleshencës. Konsumi i peshkut në muajt e parë të jetës e reduktoi rrezikun e ekzemës me 22 për qind, ndërsa atë të alergjive të stinës me 26 për qind.

Alergjitë e stinës prekin mesatarisht një fëmijë në pesë, duke krijuar kështu një predispozicion edhe për prekjen nga astma.

Studime të mëparshme kanë dëshmuar se konsumimi i hershëm i peshkut ka efekt mbrojtës ndaj alergjive mbi moshën 4 vjeç, por studiuesit e Institutit të Stokholmit monitoruan 3285 fëmijë deri në moshën 12 vjeç, për të parë të mirat.

Rezultatet dëshmuan se fëmijët që konsumonin peshk  kishin me pak rrezik të prekeshin nga alergjitë në krahasim me ata që nuk e kishin ngrënë kurrë dhe efekti mbrojtës zgjaste edhe përtej moshës 12 vjeç. Megjithatë, studimi nuk përcaktoi saktë se cili lloj peshku kishte efektin parandalues më të fuqishëm.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive