E vërtetuar shkencërisht / Një vezë në ditë, e nevojshme për zgjatjen e fëmijëve

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nëse nuk ishit bindur akoma, tani keni arsye më të forta përse duhet t’u jepni fëmijëve vezë çdo ditë

Një vezë çdo ditë për fëmijët është shumë  e rëndësishme pasi i ndihmon të rriten shëndetshëm, ka zbuluar një studim i ri.

Studimi më i fundit, i kryer nga Universiteti Uashington, sugjeron se ngrënia e një veze në ditë ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijës dhe parandalon rrezikun e të qenët nënpeshë.

Një tjetër përfitim i ushqyerjes së fëmijëve me vezë është se ata pastaj konsumojnë më pak ëmbëlsira.

Foshnjat e ushqyera me vezë çdo ditë kanë gjithashtu nivele më të larta të një lënde ushqyese të rëndësishme si vitamina B12 në gjak, krahasuar me ata që nuk i konsumojnë rregullisht.

Raporti më i fundit nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit tregon se rreth 73% e foshnjave aktualisht konsumojnë më pak se 1 vezë në javë në moshën 8 muajsh. Sa për krahasim, ata konsumojnë fruta (81%), perime (80%), bollgur për mëngjes (80%) dhe produkte të qumështit (68%) të paktën 1 herë në ditë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë