Ç’po na bën teknologjia?

Adoleshent laptop kompjuterJanë shtuar netët tuaja që nuk po flini? Ndoshta është faji i iPad-it që merrni me vete në krevat thjesht për të kontrolluar mesazhet e fundit të ditës, për t’i hedhur një sy asaj ç’mund të kenë shkruar miqtë tuaj apo për të lexuar një libër të fundit të dalë. Sepse drita artificiale e ekranit ngatërron ritmin e trupit tonë më shumë sesa mund ta bëjë drita elektrike në përgjithësi, rrit kështu rrezikun e patologjive të lidhura me mungesën e gjumit siç janë obeziteti, sëmundjet kardiake, iktusi dhe depresioni.

Duke na vënë në alarm për rrezikun e problemeve të gjumit të shkaktuar nga kompjuterat, tabletët dhe “smartphone” pas perëndimit apo edhe gjatë natës është profesor Karl Saizler i Spitalit të Greve në Boston, në një artikull të tij në revistën “Natyra”, ku theksohet se teknologjia moderne e ka çrregulluar ciklin tonë natyral zgjim-gjumë, duke na shtyrë të flemë gjithmonë e më vonë dhe duke përdorur gjithnjë e më shumë sasi kafeine mëngjesin pasues që të mund të zgjohemi nga gjumi.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj