Çdo vit paraqitet ndonjë dietë e re, që bëhet shumë shpejt e pëlqyeshme dhe të gjithë flasin për të. Disa nga këshillat më të reja,
janë: evitojini glutenin, produktet e qumështit, sheqerin, yndyrat, kujdes ndaj indeksit glicemik të ushqimeve, hani si njeriu i shpellave etj. Edhe pak, do të mund të pimë vetëm ujë dhe të hamë ndoshta spinaq, meqë shumica e dietave e lejojnë këtë ushqim.
Është me rëndësi që të mos i dëgjoni “ekspertët” e ndryshëm dhe ta kuptoni se ushqimet e shëndetshme nuk janë aspak të komplikuara.
Sipas kësaj teorie, duhen të evitohen të gjitha ushqimet që nuk janë përdorur nga gjyshërit tanë. Pra, të gjitha ushqimet e kutive, konservave, me emra për të cilat gjyshja juaj as ëndërr nuk kishte parë. Në vend se ta blini, bukën bëjeni vetë në shtëpi. Në esencë, atë që duhet ta evitoni, janë ushqimet e përpunuara.


