Stadet klinike të sëmundjes së alcajmerit

Prof. Asc. Ilirjana Zekja, mjeke neurologe

Stadi i parë – Stadi i hershëm: ka një kohëzgjatje 2 – 4 vjet.

  • Kemi të bëjmë me dëmtim të kujtesës aktuale (recente), veçanërisht bashkëbisedimet dhe ngjarjet më të fundit.
  • Pacienti bën përsëritje të pyetjeve, probleme me shprehjen dhe kuptimin e gjuhës së folur.
  • Lind nevoja për të përdorur shënime apo lista për aktivitetet e përditshme.
  • Mund të shfaqet vështirësi në të shkruar dhe përdorimin e objekteve të ndryshme, si dhe apati apo depresion.
  • Keqësimi funksional mund të shoqërohet nga ndryshime drastike të personalitetit.

Stadi i dytë – Stadi i mesëm / i moderuar me kohëzgjatje 2-10 vite.

  • Problemet bëhen më evidente.
  • Ka alterim më të shprehur dhe persistent të kujtesës, që ndikon në të gjitha aktivitetet e jetës së përditshme.
  • Të folurit është i paorganizuar, arsyetimi i pazakontë, ka konfuzion rreth ngjarjeve aktuale, kohës dhe hapësirës. Heziton të përgjigjet pyetjeve, paraqet shenja afazie.
  • Rriten mundësitë për të humbur në mjedise familjare.
  • Intensifikohen çrregullimet e gjumit, çrregullimet e humorit dhe sjelljes.
  • Rreth 80% e pacientëve manifestojnë probleme emocionale dhe të sjelljes, të cilat agravohen nga stresi dhe ndryshimet e mjedisit.
  • Ka vështirësi për të ndjekur udhëzime të thjeshta apo për të bërë veprime të thjeshta.
  • Neglizhon higjienën personale.
  • Humbet sjelljet sociale, vë në vështirësi familjarët dhe miqtë, që shpesh shkakton izolim social të familjarëve dhe pacientit.

Stadi i tretë – Stadi final

  • Humbet shumë në peshë nga humbja e oreksit.
  • Nuk mund të komunikojë verbalisht apo me të shkruar.
  • Nuk njeh familjen e tij.
  • Ka inkontinencë urinare dhe fekale.
  • Në fund humbet aftësinë për të qëndruar ulur apo për të ecur, si pasojë qëndron vetëm në shtrat.
  • Vdekja zakonisht shkaktohet nga pneumonia aspirative./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin