VIDEO/ Infermieri zbulon fasadën e shëndetësisë falas, kryeministri Rama i nervozuar shpërthen në ofendime

Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte mbrëmë i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’. Duke folur për reformat në shëndetësi, moderatori i paraqet Ramës një video ku tregohen kushtet në Urgjencën e Tiranës.

Pikërisht në atë urgjencë ku 2 muaj më parë humbi jetën për shkak të mungesës së defibrilatorit, ish- zv. ministri Sokol Bare. Një urgjencë ku pjesa më e madhe e aparaturave kanë dalë jashtë funksionit; apo një urgjencë ku nuk ka as ujë të rrjedhshëm.

Kryeministri, i gjendur në vështirësi të plotë pasi u përball me fasadën e ‘shëndetësisë falas’, shfaq shenja të theksuara nervoziteti ndërsa infermieri Frrok Bardhi tregon gjendjen mjerane të Urgjencës së Tiranës.

Rama fillon të sulmojë infermierin duke e quajtur karagjoz, dhe duke u munduar të shfajësohet për reformat që ka bërë në këto katër vite, ku duket se një nga Urgjencat më të rëndësishme të kryeqytetit është lënë në mëshirë të fatit.

Për më shumë shihni pamjet:


19311167_231564737357359_4911201833466200064_n by opinionklan

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën