Kafja fsheh sekretin për rënien në peshë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kafja mund të fshehë sekretin për luftimin e obezitetit, sugjeron një studim i ri. Kafeina, stimuluesi kryesor i kësaj pijeje, ndihmon në djegien e kalorive duke rritur prodhimin e oksitocinës. Ky hormon ndikon si tek oreksi ashtu edhe metabolizmi – duke i ndihmuar kështu njerëzit që të sheshojnë barkun.

Në testet e kryera tek minjtë mbipeshë, të cilët morën sasi të larta të kafienës, kjo e fundit rezultoi efikase në dobësimin e  minjve. Kafja, sipas shkencëtarëve kinezë, ju pret oreksin dhe ju bën më aktivë.

Gjithmonë konsumimi i kafes është lidhur me faktin që ndihmon njerëzit të humbasin peshë, megjithatë nuk është shpjeguar asnjëherë procesi me të cilën ndodh një gjë e tillë. Gjetjet e fundit hedhin dritë mbi mekanizmin e përfshirë, duke siguruar të dhëna të reja se si kafeina rregullon metabolizmin.

Shkencëtarët nga Universiteti Huazhong, në Kinë, besojnë se ky studim i ri mund të çojë në prodhimin e një pilule të re me kafeinë për të luftuar obezitetin.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal