Si bora! Teknika e re e zbardhjes së dhëmbëve në shtëpi

Blertina Koka

Shumë njerëz ëndërrojnë për dhëmbë të bardhë si bora, të bukur dhe të shëndetshëm, por shumë pak guxojnë të provojnë teknikat për zbardhjen e tyre.

Blogerja e modës Farah Dhukai ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj sekretin që fshihet pas dhëmbëve të saj të bardhë si bora.

https://www.instagram.com/p/BDuB3fwI0Qq/

Ju duhen vetëm dy përbërës: 1 lugë gjelle vaj kokosi dhe pak shafran Indie pluhur. I përzieni bashkë për të krijuar pastën, të cilën e aplikoni më pas në dhëmbë me anë të furçës së dhëmbëve. Pastën e mbani për pesë minuta dhe më pas e shpëlani gojën.

Nuk do të shihni ndryshime drastike që në fillim, por ideja është që nëse e përsërisni këtë metodë disa herë në javë, dhëmbët do të fillojnë të zbardhen gradualisht. Kjo për shkak të Shafranit të Indisë, një bimë mjekësore e vjetër, e cila ndihmon për heqjen e pllakës bakteriale. Vetitë e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore bëjnë që të jetë i duhuri për shëndetin oral. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se Shafrani i Indisë mund të ndihmojë në parandalimin e prishjes së dhëmbëve.

Vaji i kokosit ndihmon gjithashtu në heqjen e njollave në dhëmbë.

U bindët? Atëherë blini këto dy përbërës dhe zbardhni edhe ju dhëmbët ashtu si yjet e Hollivudit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit
A e rrit gjumi fëmijën? Nga gjatësia tek imuniteti, përgjigjet mjekja pediatre (VIDEO)