Ushqimi i duhur për kujtesë të shkëlqyer

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një lajm i mirë për ju që “mbaroni” për çokollatat. Një studim i ri mbështet kërkimet e mëparshme shkencore që kanë zbuluar se ëmbëlsirat mund të përmirësojnë memorien dhe mbrojnë shëndetin mendor.

Hulumtuesit shkencorë thonë se një substancë kimike tek çokollata, e quajtur flavonol, mund të neutralizojë efektet e deprivimit të gjumit, duke ndihmuar kështu njerëzit që vuajnë nga pagjumësia. Ky studim është i fundit, në linjën e gjatë të kërkimeve shkencore, që konfirmon përftimet e çokollatës lidhur me kujtesën dhe gjumin.

Flavanolet janë përbërës natyralë që përmirësojnë funksionin e trurit, së bashku me një sërë efektesh të tjera mbrojtës. Ato gjenden me shumicë tek kokrrat e kakaos..

Studimi, i kryer nga hulumtuesit shkencorë në Universitetin L’Aquila, në Itali, zbuloi se përqendrimi, shpejtësia e përpunimit të informacioneve nga truri, kujtesa .. të gjitha këto procese mund të përmirësohen nga një dozë e përditshme e flavanolit. Kjo, thonë shkencëtarët, do të thotë se çokollata – që përmban më së shumti flavanole – mund të përdoret ndonjë ditë për trajtimin  njerëzve që kanë probleme me kujtesën.

Çokollata e zezë është një burim i mirë i flavanoleve – prandaj do të ishte më mirë që të konsumoni këtë lloj çokollate. Pavarësisht përfitimeve të saj në shëndetin mendor, shkencëtarët paralajmërojnë gjithmonë mbi efektet anësore potenciale nga abuzimi me çokollatën apo kakaon.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën