Aparatura e radioskopisë në dispancerinë e Durrësit, mbi një muaj e prishur

Në dispancerinë e sëmundjeve tuberkulare të qytetit të Durrësit ka mbi një muaj që është prishur aparatura e radioskopisë, e cila ka ardhur në Durrës dhe është montuar para 2 viteve. Aparatura është e tipit “ Siemens” , mjaft moderne, por dalja nga shërbimi e saj ka bërë që të sëmurët që Radioskopia dispanceria durresmarrin shërbim në këtë dispanseri të drejtohen në spitalin rajonal ose në klinikat private për të bërë radioskopinë me lekë. Një nga këto të sëmura është edhe Dile Kanani, e cila është e moshuar, me pension, dhe që duhet të rrugëtojë e vetme, për të bërë vizitat e zakonshme të trajtimit të saj shëndetësor. Ajo thotë se është 83 vjeçe dhe se duke qenë se radioskopia nuk punon në dispancerinë që ndodhet afër banesës së saj, është e detyruar të shkojë në këmbë deri në spital në diell dhe në shi. “Shpeshherë më kanë lëshuar radhën sepse në spital ka radhë”, thotë ajo dhe kjo e rëndon më shumë shëndetin e saj. Pacientët thonë se janë të pashpresë dhe se nuk u është dhënë ndonjë afat i përcaktuar se kur do të vihet në riparim kjo aparaturë e blerë mjaft shtrenjtë për t’u shërbyer të sëmurëve me tuberkuloz, sëmundje kjo që po njeh rritje në Durrës kohët e fundit.

Nga një foto që ka realizuar një pacient në këtë institucion të lënë pas dore duket qartë se si është lënë pas dore edhe aparatura, në një sallë me xhama të thyer.

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij