Shpëtoni nga zbokthi, aknet dhe humbisni peshë njëkohësisht me këtë trajtim të vetëm

Blogerja Farah Dukhai na sugjeron këtë përzieje mrekulli për zhdukjen e zbokthit, parandalimin e rënies së flokut, zbutjen dhe shkëlqimin e tyre si dhe nxitjen për rritjen e flokëve. Kjo përzierje është gjithashtu fantastike për lëkurën dhe rënien në peshë. Blogerja thotë se ka humbur më shumë se 4kg nga kjo përzierje.

Përbërësit:

  • 1 kupë plot me ujë
  • 1 lugë gjelle uthull molle
  • ½ lëng molle – jo nga ai i koncentruari
  • Kanellë (sa të doni)

Mbushni një filxhan dhe një shishe me spraji me këtë përzierje.

Aplikojeni trajtimin në flokë të paktën njëherë në javë nëse keni shumë zbokth. Pjesën e hedhur tek filxhani mund ta pini nëse doni të humbni kilogramët e tepërt. Konsumojeni me pipëz për të mos dëmtuar dhëmbët.

Si funksionon:

Për flokët

Uthulla e mollës – ka acid acetik që pastron skalpin dhe falë viteve të saj anti-mikrobiale mund të eliminojë bakteret dhe sëmundjet kërpudhore të lëkurës nga është formuar edhe zbokthi. Në këtë mënyrë flokët tuaj do të jenë më me shumë volum dhe shkëlqim.

Lëngu i mollës – është i pasur me vitaminë A, B dhe C, lëndë ushqyese këto të domosdoshme për rritjen e flokut.

Kanella – përmirëson qarkullimi e gjakut, duke stimuluar kështu rritjen e flokëve.

Për lëkurën dhe rënien në peshë

Uthulla e mollës zhduk aknet dhe pastron fytyrën. Ajo është gjithashtu një shkrirës natyral i dhjamit, prandaj mund të përdoret si “armë” kundër kilogramëve të tepërt.

Kanella – largon erën e keqe dhe forcon sistemin imunitar.

Lëngu i mollës – është i shijshëm dhe i pasur në vitaminë C.

https://www.instagram.com/p/BWEXnDUA0NG/?taken-by=farahdhukai

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni