Cilat janë simptomat e depresionit madhor

Depresioni madhor konsiston në një ose më shumë episode depresive të cilat ndërpresin funksionimin e zakonshëm të njeriut.

depresion 2Kriteret për diagnostikimin e një episodi të depresionit madhor janë si më poshtë:

  1. Humori depresiv është i pranishëm gjatë gjithë ditës, sinjalizohet nga personi i prekur (psh, ndihem i trishtuar, bosh), ose vëzhgohet nga të tjerët, ( qan, ofshan). Shënim- vërehet rritim tek fëmijët dhe adoleshentët.
  2. Zvogëlim i ndjeshëm i interesit ose kënaqësisë për të gjitha aktivitetet e ditës, praktikisht gjatë gjithë ditës, që vërehet nga vetë personi ose vëzhgohet nga të tjerët.
  3. Humbje e ndjeshme e peshës ose mungesë regjimi të të ushqyerit ( humbje e oreksit, ose shtim i oreksit gjatë ditës; në disa raste konsumim ushqimi i tepërt dhe mbi nevojat trupore).
  4. Pagjumësi ose gjumë i tepërt gjatë ditës ( njeriu ndihet i përgjumur, ka nevojë të flejë).
  5. Përshpejtim (axhitim) ose ngadalësm i lëvizjeve psikomotore pothuajse gjatë gjithë ditës, i vëzhguar nga të tjerët; i pashoqëruar nga ndonjë ndjenjë subjektive për fibrilitet (lëvizje të shpeshta, të pakontrolluara) ose ngadalësim të funksioneve të brendshme dhe të jashtme.
  6. Ndjenjë lodhjeje ose ndjenjë e vazhdueshme e mungesës së energjisë që zgjat gjatë gjithë ditës.
  7. Ndjenjë nënvlerësimi ose faji e tepërt , e papërshtatshme, e pashoqëruar me shkaqe reale të vlefshme, (që në disa raste tentojnë të jenë delirante) dhe që zgjasin përgjatë gjithë ditës.
  8. Zvogëlim i amplitudës së të menduarit dhe e përqendrimit dhe rritje e pavendosmërisë që zgjat gjithë ditën dhe sinjalizohet nga vetë personi ose vërehet nga ë tjerët.
  9. Mendime të vazhdueshme për vdekjen, jo vetëm frikë nga vdekja; ide vetëvrasëse të vazhdueshme, pa plan të caktuar vetëvrasjeje ose tentativa vetëvrasjeje.

Të tjera simptoma që janë vazhdimisht të pranishme, edhe pse nuk përbëjnë kriteret për diagnostikimin e depresionit janë: tendencë për të qarë, bluarje e mendimeve negative gjatë natës, irritim, mendime obsesive, ankth, frikë, fobi të caktuara, preokupim i tepërt për shëndetin fizik, ankime të shpeshta për dhimbje të natyrës fizike e trupore, vështirësi në marrëdhëniet intime dhe sociale, vështirësi seksuale. Disa persona shfaqin kriza të panikut. N 15% të rasteve shfaqen simptoma psikotike, të tilla si halucinacionet dhe deliri.

Një episod madhor kualifikohet në varësi të rëndësisë së tij në tre faza: depresion i lehtë, mesatar dhe rëndë.

 

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit