Ushqimet që shtojnë rrudhat

Për të shmangur plakjen, njerëzit harxhojnë shuma të mëdha parash në palestra, kremra që premtojnë mrekulli apo edhe ndërhyrje estetike. Por para se të nisim luftën kundër shenjave të para të moshës, është më mirë ta parandalojmë plakjen, duke ditur se cilat janë ushqimet që shtojnë rrudhat.

sheqerKripa

Konsumimi i tepruar i kripës rrit presionin arterial. Kjo ndikon tek kolagjeni, i cili dobëson lëkurën dhe mund të krijohen rrudhat në zonat më të ndjeshme.

Sheqeri

Konsumimi shumë i madh i sheqerit shton sasinë e insulinës në gjak, e cila duke prekur enët, përshpejton procesin e plakjes. Nëse bëni një provë dhe qëndroni pa konsumuar sheqer për një javë do e shihni që lëkura juaj do jetë më e shndritshme dhe më e pastër.

Kafeja

Kafeja than lëkurën. Për pasojë, rrudhat tek pjesa e syve bëhen më të dukshme. Një zëvendësues i shëndetshëm do të ishte çaji jeshil, i cili është i pasur me antioksidues dhe hidraton lëkurën.

Mishi i kuq

Niveli i lartë i carnintines që ndodhet tek proteinat shtazore mund të forcojë enët e gjakut, të cilat krijojnë para kohe rrudhat. Konsumimi i mishit të kuq rekomandohet nga dietologët maksimumi 2 herë në javë. Proteinat e tjera mund të merren nga peshku, produktet e qumështit apo frutat e detit.

Alkooli dhe produktet pikante

Si alkooli, ashtu edhe produktet pikante e thajnë më shpejt lëkurën.

Glucidet

Produktet që kanë një indeks glicemik të lartë siç është buka apo brumi shkaktojnë reaksione inflamatore të cilat shkatërrojnë kolagjenin dhe elastinën. Për pasojë, lëkura humbet tonifikimin, duke u lëshuar.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?