Vera, shumë fruta e perime kundër të nxehtit

Me të nxehtin dhe rrezet e diellit vjen edhe rreziku i dehidratimit, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Lodhje, përzierje, dhimbje koke, ulje përqendrimi dhe rënie të energjive janë vetëm disa nga shqetësimet më të zakonshme.

perime-1024x640Një zgjidhje ekziston ama: konsumim i shumë frutave dhe perimeve të stinës, të pasura me elemente të afta për ta ndihmuar organizmin të përballojë temperaturat shumë të larta të këtyre ditëve. Frutat dhe perimet janë në fakt burimi më i mirë i ujit biologjik.

Ekspertët rekomandojnë në çdo rast pirjen e 1,5 deri 2 litra ujë në ditë (në fakt është një përllogaritje 1 litër ujë për 30 kg peshë) për të ulur rrezikun e dehidratimit gjatë ditëve më të nxehta të vitit. Rreth 65% e organizmit tonë është e përbërë nga uji dhe gjatë këtyre ditëve humbja është vërtet e madhe prandaj është e rëndësishme që të merret ujë me shumicë.

Këshillohet edhe shmangia e pijeve alkoolike dhe ushqimeve picante, si dhe kufizimi i pijeve të gazuara dhe ëmbëlsirave. Është mirë të kujtoheni që hera-herës të lagni kokën, sidomos nëse ndodheni nën ndikimin e diellit dhe këshillohet dalja herët në mëngjes ose pasdite vonë, pra në orët kur temperaturat janë të ulëta.

Është e rëndësishme ndjekja e një regjimi ushqimor të mirë: ngrënia e ushqimeve të lehta me përmbajtje të lartë uji dhe fibrash si fruta e perime. Kështu që karrotat, sallata, çikoria, marulet, pjeprat, specat, domatet, kajsitë, pjeshkat dhe bostanat janë të preferuarit për një përqendrim energjish, vitaminash, kripërash minerale dhe uji.

Postime të ngjashme

Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave