Cili është më i miri? Ndryshimi mes djathit të zakonshëm dhe atij të dhisë

Shpesh ndodh që konsumatori nuk arrin të bëjë dallimin mes djathit të bardhë të zakonshëm dhe djathit të bardhë të dhisë, sado e pazakontë të tingëllojë.

Djathi i bardhë i zakonshëm përmban një sasi më të madhe të qumështit të deles (70%) dhe më pak të qumështit të dhisë (30%). Djathi i dhisë, siç mund ta kuptoni edhe nga emri përgatitet vetëm nga qumështi i dhisë.

Për shumë kohë me rradhë, djathi i bardhë ishte ekskluzivitet i vendeve mesdhetare. Ai prodhohej dhe nxirrej për konsum tre muaj pas përgatitjes.

Për të përmbushur kriteret e përgatitjes, përmbajtja dhe racionet e qumështit të përdorur mbaheshin nën kontroll, së bashku me kohën e nevojshme për vjetërimin e djathit të veçantë.

Në ndryshim nga djathi i bardhë, djathi i dhisë kriposet dhe është gati për konsum direkt pas prodhimit. Disa lloje të djathit të dhisë kërkojnë më shumë kohë për t’u vjetëruar. Sa më i gjatë të jetë ky proces, aq më e fortë do të jetë aroma e veçantë e djathit të dhisë. Djathi i dhisë është shumë popullor në Shqipëri dhe gjenden disa varietete të tij.

Djathi i sapobërë i dhisë ka një shije të ndryshme nga djathi i vjetëruar. Të dy përbëjnë një eksperiencë të bukur për dashamirësit e këtij produkti. Ndryshimi nuk qëndron vetëm tek periudha e vjetërimit, por edhe tek ngjyra. Pjesa e jashtme e djathit të vjetëruar ka një ngjyrë pak më të errët, ndërsa ajo e djathit të freksët është e bardhë. Kur priten në feta, ngjyra është e bardhë, por aroma dhe shija ndryshon. Djathi nga ana tjetër ka një shije të kriposur dominante, ndërsa tek djathi i dhisë i freskët shija është më e butë dhe më e ëmbël. Djathi i vjetëruar i dhisë ka një aromë më të fortë dhe një jetëgjatësi më të madhe.

Për ta përmbledhur:

1. Djathi i bardhë i zakonshëm bëhet pjesërisht nga qumështi i dhisë dhe nga qumështi i deles, ndërsa djathi i dhisë bëhet 100% nga qumështi i dhisë.

2. Djathi i bardhë kërkon një vjetërim më të gjatë, ndërsa djathi i dhisë vjetërohet për një periudhë më të shkurtër.

3. Djathi i bardhë i zakonshëm prodhohet gjerësisht në Shqipëri, ndërsa djathi i dhisë është një nga më popullorët, por edhe më i shtrenjtë.

4. Djathi i bardhë i zakonshëm është më i fortë dhe më i kriposur, ndërsa djathi i dhisë jo i vjetëruar, është më i butë dhe më i ëmbël.

Burimi: AgroWeb.org

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin