Si ndikon qumështi i gjirit në zhvillimin e fëmijës

Gjithmonë ka qenë e ditur se qumështi i gjirit është shumë i dobishëm për forcimin e imunitetit të foshnjave, ai ndihmon gjithashtu për të luftuar infeksionet e veshit, viruset e stomakut dhe astmës. Megjithatë, shumë pak është i njohur për efektet e tij mbi inteligjencën. Studimet e reja konfirmojnë se foshnjat e ushqyera me gji janë më inteligjente.

Nëse ushqeni fëmijët me gji, ata do të tregojnë më shumë sukses në lexim, shkrim dhe matematikë. Qumështi i nënës ndikon në zhvillimin kognitiv, si dhe ka përfitime të mëdha në zhvillimin e trurit të fëmijëve.  Hulumtuesit në Australi analizuan rezultatet në një shkollë të caktuar në 1038 djem dhe vajza. Ata e konsiderojnë klasë sociale, nivelin e arsimimit të nënës, dhe kohën që nënat mund të kalojnë duke lexuar për fëmijët e tyre. Studimi gjeti se fëmijët të cilët ishin ushqyer me gji nga nënat e tyre për të paktën gjashtë muaj, ishin nëntë për qind më të mirë në matematikë, drejtshkrim dhe lexim se ata që janë ushqyer me qumësht artificial.

Nënat e reja thonë se ushqimi me gji ul mundësitë e fëmijës të jetë i shqetësuar, por edhe zvogëlon shanset për kancer në gji për ato. Qumështi i gjirit mund të ndihmojë gjithashtu në procesin e humbjes së peshës.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"