Përshtati në shqip: Blertina Koka
Gjembgomari është një bimë që i përket familjes së luledeleve. Kjo bimë rritet në vendet e Mesdheut.
Gjembgomari është përdorur me raste si trajtim natyral për problemet e mëlçisë, si cirroza, verdhëza, hepatiti dhe probleme me tëmthin.
Thuhet gjithashtu se gjembgomari mund:
- Të ulë nivelet e kolesterolit
- Mban nën kontroll diabetin tek personat që vuajnë nga diabeti ti tipit 2 dhe cirroza
Silimarin është përbërësi aktiv tek gjembgomari. Ky përbërës ka veti si anti-inflamatore ashtu edhe antioksiduese.
A është gjembogomari i mirë për mëlçinë?
Për momentin nuk ka mjaftueshëm të dhëna shkencore nëse mund të ndihmojë ose jo kjo bimë me problemet mëlçisë. Disa studime të kahershme kanë treguar se gjembgomari mund të ndihmojë njerëzit që kanë probleme me mëlçinë si pasojë e abuzimit me alkoolin. Studime të tjera nuk tregojnë për ndonjë përmirësim të funksionit të mëlçisë tek ky grup njerëzish.
Disa studime kanë treguar gjithashtu se gjembgomari mund të ofrojë përfitime për njerëzit të cilët kanë probleme me mëlçinë për shkak të toksinave industriale. Megjithatë duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar saktë përfitimet e kësaj bime në mëlçi.
A mund të ndihmojë njerëzit me diabet?
Studime mjekësore sugjerojnë se gjembgomari, i kombinuar me trajtime tradicionale, mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të diabetit. Studimet kanë treguar një ulje të niveleve të sheqerit në gjak dhe kolesterolit tek njerëzit me diabet 2.
Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar gjithashtu se gjembgomati mund të përmirësojë rezistencën ndaj insulinës, një veçori kyçe tek diabeti i tipit 2.
Kujdes! Duhet të flisni me mjekun para se të përdorni çdo suplement apo bimë mjekësore pasi mund të kundërveprojnë me ilaçet.
A është i mirë për zemrën?
Duke ulur nivelet e koelsterolit të “keq” LDL, gjembgomari mund të ulë shanset e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, studimet në lidhje me përfitimet në zemër janë bërë vetëm tek njerëzit me diabet, të cilët në rastet më të shumta kanë nivele të larta të kolesterolit. Nëse dihet nëse gjembgomari mund të ketë të njëjtat efekte edhe tek njerëzit e tjerë.
Si mund ta merrni?
Gjembgomari mund të merret si suplement në farmaci ose në çaj. Mund të kombinohet edhe me erëza të tjera.
A ka ndonjë efekt anësor?
Zakonisht gjembgomari shkakton shumë pak ose aspak efekte anësore serioze. Studimet kanë treguar se kjo bimë është e sigurt kur merret deri në 41 muaj.
Në raste të rralla mund të shkaktojë diarre, të përziera, të vjella, gara apo acarim të stomakut. Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji duhet të shmangin përdorimin e kësaj bime.
Nëse keni alergji nga luledelet, duhet gjithashtu të shmangni gjembgomarin. Duke qenë se gjembgomari ka efekte paska të ngjashme me estrogjenin, disa gra duhet të shmangnin këtë erz. Këti përfshihen gratë që kanë tumore fibroide ose endometriozë. Përveç kësaj, gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, mitrës ose vezores duhet të shmangin patjetër përdorimin e kësaj bime.
Flisni fillimisht me mjekun para se të përdorni çfarëdolloj suplementi. Gjembgomari mund të kundërveprojë me ilaçe të caktuara.
Burimi: WebMD / Shendeti.com.al


