Si ndikon marrëdhënia midis bashkëshortëve tek fëmija

Nga Lira Gjika, pediatre

Mjedisi i parë, ku njeriu bie në kontakt me njerëzoren dhe fillon ta zhvillojë, është lidhja burrë-grua e babait dhe nënës së fëmijës. Bisedat e tyre për veten, problemet, të ardhmen, hatërmbetjet, trishtimet, dëshirat dhe gëzimet vetjake, që këta dy prindër ndajnë me njëri-tjetrin me foshnjën e tyre në krah apo pranë tyre, si dhe etika që ata përdorin në komunikimin ndërmjet tyre, është “toka dhe qielli” i zhvillimit të njerëzores së fëmijës.

Ka autorë që insistojnë se, të dy prindërit që në çastin e lindjes të fëmijës të përfshihen të tre në këtë lloj marëdhënie. Ata nisen nga fakti se, memorizimi i çasteve të para të jetës së njeriut, si ora e para, dita e parë, java e parë, muaji i parë dhe viti i parë, janë të pashlyeshme nga memoria e njeriut për gjithë jetën.

Ato janë si gurët e themelit, që sa më cilësorë të jetë ndërtimi, aq më e fortë dhe e qëndrueshme është ndërtesa. Edhe psiha e njeriut kërkon po ashtu, një kujdes cilësor që në fillim, për tu zhvilluar sa më e fuqishme dhe e qëndrueshme, që në situata të ndryshme, me të cilat njeriu do të përballet për gjatë jetës së tij, të mos dëmtohet apo “thyhet”./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit