Nga Erjona Sheme
Përbërësit:
- 3 Kunguj
- 1 vezë

- 2 lugë vaj ulliri
- 300 gr. djathë të bardhë
- 300 gr. kaçkavall i grirë
- Kripë
- Majdanoz
- Piper i zi
Përgatitja:
Kungujt i lajmë, i ndajmë në dy pjesë dhe ju heqim pjesën e brendëshme. Më pas grijmë djathin dhe kaçkavallin, i hedhim të gjithë përbërësit në një tas, vezën, erëzat, pjesën e brendshme të kungujve dhe i përziejmë. Hedhim vajin e ullirit në tavë, renditim kungujt dhe i mbushim me masën e përgatitur. I pjekim në tavë në 200° për 30 minuta./ Shendeti.com.al


