Përshtati në shqip: Blertina Koka
Njerëzit që konsumojnë 4 filxhanë kafe në ditë janë më pak të rrezikuar që të vdesin në moshë të re.
Një studim i kryer tek 20 mijë njerëz zbuloi se konsumimi i kafes mund të ulë rrezikun e vdekjes së parakohshme me më shumë se 2/3.
Hulumtuesit shkencorë spanjollë, të cilët kanë monitoruar njerëz të grupmoshës 25-60 vjeç për një dekadë, mendojnë se përbërësit antioksidues bimor tek kafeja bëjnë mirë për zemrën dhe mbajnë larg kancerin.
Duke qenë se pjesëmarrësit në studim ishin relativisht të rinj, me një mesatare të moshës 37 vjeç në nisje të studimit, probabiliteti i vdekjes gjatë 10 viteve që ata u studiuan ishte shumë i ulët, 1.7%.
Por, hulumtuesit shkencorë zbuluan se rreziku i vdekjes ra edhe më shumë tek njerëzit që kishin konsumuar më shumë kafe.
Çdo filxhan ekstra lidhet me 22% rënie relative në vdekshmëri – rritet me 30% tek personat mbi 45 vjeç. Ndërsa personat që konsumojnë 4 filxhanë kafe kanë 64% më pak rrezik krahasuar me ata që nuk konsumojnë kurrë kafe.
Autorja kryesore e studimit, dr. Adela Navarro, kardiologe tek Spitali Navarra në Pamplona, thotë: Do t’ju këshilloja të pini shumë kafe, ju bën mirë për zemrën”.
Kafja është e pasur me polifenolë, të cilët kanë efekt anti-inflamator dhe parandalojnë zhvillimin e kancerit dhe sëmundjet e zemrës.
Vetëm para një muaji, një studim i kryer nga Kolegji Mbretëror i Londrës zbuloi se kafja përmirëson funksionin e mëlçisë, ul inflamacionin dhe forcon sistemin imunitar.
Kafja përmban një sërë përbërësish që bashkëveprojnë me trupin, si kafeina, diterpenë dhe antioksidues, ku sipas shkencëtarëve, kanë një efekt mbrojtës.
Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al


