Doni një arsye më bindëse përse duhet t’i lani dhëmbët? Rrezikoheni nga këto lloje kanceri

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Gratë që kanë probleme me mishrat e dhëmbëve janë më të rrezikuara nga kanceri, ka zbuluar studimi më i fundit. Rreziku rritet me 14% për të gjitha llojet e tumoreve, përfshirë kancerin e gjirit dhe të mushkërive.

Ekspertët mendojnë se higjiena e dobët e gojës, sidomos moslarja e dhëmbëve, rrit konsiderueshëm gjasat për zhvillimin e kancerit të gjirit, të gojës, mushkërive, lëkurës, fshikëzës së tëmthit dhe fytit.

Shkak për zhvillimin e këtyre sëmundjeve bëhen bakteret nga dhëmbët e infektuar, duke qenë se përhapen nga qarkullimi i gjakut. Rreziku më i madh është tek kanceri i fytit. Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë janë 3 herë më të rrezikuara nëse kanë probleme me mishrat e dhëmbëve apo vuajnë nga sëmundja periodontale.

Shkencëtarët kanë dalë në këto përfundime pas një studimi 8-vjeçar, ku janë përfshirë 65 mijë gra në Nju Jork. Mosha mesatare e tyre në fillim të studimit ishte 68 vjeç.

“Ka të dhëna shtesë që sëmundja periodontale lidhet me kancerin. Mesatarisht, gratë e moshuara të cilat vuajnë nga kjo sëmundje e mishrave të dhëmbëve janë 14% më të rrezikuara nga çdo lloj kanceri”, thotë profesori i stomatologjisë, Ngozi Nwiz, njëkohësisht edhe drejtuesi i studimit.

Ndërsa rreziku për zhvillimin e kancerit të fytit është tri herë më i lartë.

Profesori Jean Wactawski-Wende, nga Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut në Bufalo, thotë: “Fyti është më afër dhëmbëve, prandaj patogjenët pediodontalë mund të kalojnë më lehtë këtu dhe të infektojnë mukozën e ezofagut, duke rritur kështu rrezikun për kancer”.

Prandaj është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për shëndetin e gojës, të lani dhëmbët dy herë në ditë, të kufizoni konsumimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë në sheqer dhe të bëni vizitë të rregullt tek stomatologu.

 Burimi: The Sun / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja