Pasi nënat lindin një fëmijë, në trupin e tyre gjithmonë shfaqen sprijat. Por këto viza shpesh mund t’i gjeni edhe tek femrat në moshë të re, kur kanë pësuar ndryshime drastike të peshës së trupit. Pak rëndësi kanë arsyet nga të cilat janë formuar. E rëndësishme është të dimë të shpëtojmë prej tyre. Më poshtë po ju paraqesim disa maska efikase kundër strijave.
Maska 1
Merrni të bardhën e vezës, rriheni mirë dhe më pas aplikojeni në lëkurë. Mbajeni për 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Pas kësaj mund të bëni 15-20 minuta masazh me vaj lini ose kokosi.
Maska 2
Merrni 2-3 kajsi. Qërojini dhe prijini në cipa të vogla. Shtypini si pure dhe aplikojini në lëkurë. Lëreni maskën të veprojë 15 minuta dhe më pas shpërlajeni bëjeni këtë çdo ditë rresht për 1 muaj. Pas kësaj, bëni masazh lëkurës, në mënyrë që maska të ketë efekt.



