Nëna 37-vjeçare me leucemi, apel për ndihmë për tre fëmijët e mitur

Meleqe Gjepali, 37 vjeç, ndodhet në QSUT, ku merr mjekim për leuçemi. Por meraku i saj më i madh janë 3 fëmijët, të moshës 2, 7 dhe 9 vjeç, të cilët aktualisht i ka çuar tek prindërit në Gjepal të Shijakut.

Jam Meleqe Gjepali, 37 vjeç, jam e sëmurë me leucemi në gjak. Kam tre fëmijë, 7 vjeç, 9 vjeç dhe 2 vjeç, sot m’i ka mbushur 2 vjeç … Kam tre muaj që rri nëpër spitale, ik e eja në shtëpi. Jam në gjendje të vështirë, prandaj i kërkova ndihmë emisionit “STOP”, të më ndihmojë për fëmijët e mi … për gjendjen time …”

Emisioni “STOP” në bashkëpunim me koordinatorin e“Fundjava ndryshe”, Shkëlzen Krajku shkojnë në fshatin Gjepal të Shijakut dhe i mundësojnë familjes Gjepali ushqime, çanta shkolle dhe kancelari.

Bashkëshorti i Meleqes shpreh mirënjohjen për emisionin “STOP” dhe “Fundjava ndryshe”.

Emisioni “STOP” vazhdon bën apel për ndihmë për familjet në nevojë. Kushdo që ka mundësi të ndihmojë me sado pak, do t’i ndryshonte jetën këtyre familjeve që po vuajnë./tvklan.al

Postime të ngjashme

Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak