Kujdes! Përdorimi i këtij produkti shtëpiak ju rrezikon nga sëmundjet e rënda të mushkërisë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Përdorimi i rregullt i zbardhuesit dhe dezinfektuesve lidhet me rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të rënda të mushkërisë, kanë zbuluar shkencëtarët.

Sipas një studimi të kryer tek më shumë se 55 mijë infermiere në SHBA, përdorimi i dezinfektuesve lidhet me rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike.

Studimi 30-vjeçar nga Universiteti i Harvardit dhe Instituti Kombëtar Francez i Kërkimeve Shkencore dhe Mjekësore zbuloi se personat që i përdorin këto produkte vetëm njëherë në javë janë 32% më të rrezikuara nga zhvillimi i kësaj sëmundjeje.

Sëmundja pulmonare obstruktive kronike përfshin një grup sëmundjesh të mushkërisë, si emfizema dhe bronkiti kronik, që e bëjnë të vështirë kalimin e ajrit në mushkërisë për shkak të ngushtimit të rrugëve të ajrit.

Përdorimi i dezinfektuesve është lidhur më pas me një rrezik më të lartë të problemeve respiratore si astma. Ky studim i ri mendohet të jetë i pari që ka identifikuar një lidhje mes sëmundjes pulmonare obstruktive kronike dhe substanca të caktuara të pastrimit, njohur si përbërësit e amonit kuaternar.

“Efektet potenciale të kundërta të ekspozimit ndaj dezinfektuesve me sëmundjen pulmonare obstruktibe kronike kanë marrë shumë pak vëmendje, edhe pse dy studime të fundit në popullsinë evropiane kanë treguar se të punuarit si pastruese lidhet me një rrezik më të lartë të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike”, thotë hulumtuesja shkencore Orianne Dumas.

“Në dijeninë tonë, ne jemi të parët që tregojmë për lidhjen mes dezinfektuesve dhe sëmundjes pulmonare obstruktive tek punonjësit kujdesit shëndetësor dhe që kemi hetuar substanca specifike që mund të fshihen pas kësaj lidhjeje”, shton ajo.

 Burimi: The Guardian / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti