Përshtati në shqip: Blertina Koka
Faktor rreziku #1: Mosha
Mosha është faktori i parë kryesor që lidhet me demencën. Edhe pse ka disa forma të demencës dhe alrcajmerit të parakohshëm, këto gjendje zakonisht ndikohen shumë nga gjenetika. Megjithatë, në përgjithësi rreziku për zhvillimin e demencës rritet konsiderueshëm me rritjen e moshës. Thuhet se demenca prek 1 në 9 njerëz mbi 65 vjeç dhe 1 në 3 persona të moshës mbi 80 vjeç.


