Përgjigjja nga pediatrja Sanie Neziri:
Vaksina e parë bëhet në maternitet. Nuk ndodh shpesh që të ketë efekte, thjesht lë një shenjë. Në moshën 2 muajshe fillojnë vaksinat. Këto janë viruse që futen në organizëm me vetëdije për të krijuar imunitet që fëmija të jetë i mbrojtur. Kështu, një temperaturë e lehtë 37°C, konsiderohet normal,një reagim lokal sepse është reagimi i organizmit ndaj vaksinës që kemi bërë. Në konsultë nënat mund të marrin informacion se çfarë vaksinash do të marrë fëmija , çfarë efektesh do japë, si do reagojë ai etj. Sidomos për vaksinën e parë.
Për reagimet lokale duhen vënë kompresa, që mund të jenë niseshte me ujë ose një fetë patate. Ka edhe kremra të posatçëm që heqin dhimbjet lokale. Këto ja rekomandojmë në vendet e aplikimit. Nëse fëmija thjesht ka një temperaturë 37°C duhet që të përdoren kompresa me ujë pak më të ftohtë se temperatura e trupit. Nëse rritet temperatura deri në 38°C rekomandojmë shurup paracetamol në masen një lugë të vogël kafeje.


