Pyet mjekun: Vuaj nga refluksi gastro-ezofageal, çfarë më këshilloni?

Përshëndetje! Vuaj nga refluksi gastro-ezofageal, a mund të më këshilloni ndonjë dietë të përshtatshme?

Përgjigjet Klerida Shehu, mjeke gastro-hepatologe.

Këta pacientë duhet të konsumojnë sa më pak kafe, duke qenë se kafeina është një ndër faktorët predispozues të refluksit gastro-ezofageal, pa harruar dhe çokollatat që duhet t’i shmangin sa më shumë. Duhanin dhe alkoolin gjithashtu duhet t’i shmangin pasi japin dëmtim të mukozës, qoftë të ezofagut, qoftë të stomakut, ndaj u rekomandohet ta rrallojnë sa më shumë, ose ta ndërpresin fare.

Duhet të shmangin gjërat e yndyrshme, pikantet, salcerat dhe ushqimet me shumë erëza, të cilat nga ana e tyre vetëm do e agravonin më shumë situatën.

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë