Edukimi nuk është urdhër, por akt dashurie e përgjegjësie

Nga Lira Gjika, pediatre

Të duash fëmijën nuk do të thotë t’i blesh rroba, makina, lodra apo t’i bësh një dhomë që prindit i duket e bukur. Kjo formë marredhenieje, që prindi pa dashur ndërton me fëmijën, është formë komerciale. Eshtë sikur bën një kontratë: “Unë po të blej sendet, ti më lër rehat”.

Me fëmijën nuk krijohen marrëdhënie kaq te percipta. Marrëdhënia prind-fëmijë është marrëdhenie themel e njeriut me njeriun ku sendet kanë vlerë minimale.
Të duash fëmijën do të thotë të jesh aty kur hedh hapin e parë. Ai si Atlasi mban gjithë universin njerëzor mbi kurriz për të realizuar këtë veprim.

Po aq energji, e mbase edhe me shume, i duhet për te artikuluar fjalën. Këto janë momente kyç ku prindi duhet të jetë i pranishëm dhe të mbështesë fëmijën e tij. Këto momente fuqizojnë ose jo lidhjen mes tyre. Mbështetja, nxitja dhe durimimi i prindërve janë edhe çelësi i suksesit të rritjes dhe edukimit. Edukimi nuk është urdhër, por akt dashurie e përgjegjësie. Është nje proces i shtrirë në kohë për të cilin fëmija ka nevojë si për ajrin. 

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"