Çfarë ndodh pas vdekjes? Zbulimi më i ri sapo na futi të dridhurat

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Disa thonë se kanë parë dritë në fund të tunelit, ndërsa të tjerë pretendojnë se kanë fluturuar sipër trupit, duke parë se si mjekët u kanë shpëtuar jetën.

Ekzistojnë hipoteza të ndryshme sa i përket përjetimeve afër vdekjes. Tani shkencëtarët kanë zbuluar se një njeri vazhdon të jetë i vetëdijshëm edhe pasi trupi ka ndaluar së shfaquri shenja jete – që do të thotë se ai është i ndërgjegjshëm edhe për vdekjen e tij.

Madje ka të dhëna që sugjerojnë se dikush që ka vdekur mund të dëgjojë edhe vdekjen e tij nga mjekët.

Gjatë një studimi më afatgjatë të këtij lloji, një ekip shkencëtarësh nga Shkolla e Mjekësisë Lagnone në Universitetin e Nju Jorkut kanë hulumtuar mbi përvojat e njerëzve që kanë pësuar arrest kardiak dhe janë “rikthyer në jetë”.

Autori kryesor i studimit, dr. Sam Parnia, tregon për revistën Live Science se personat që kanë pësuar arrest kardiak tregojnë se kanë dëgjuar çdo fjalë të mjekut dhe infermierëve, ndërkohë që këta të fundit janë përpjekur t’u shpëtojnë jetën, Kjo është konfirmuar edhe nga stafi mjekësor, të cilët tregojnë se pacientët e tyre, që teknikisht janë cilësuar të vdekur, mbanin mend çdo detaj se çfarë ata kishin thënë.

Vdekja e qelizave të trurit mund të zgjasë për disa orë

Në gjuhën mjekësore, mjekët e përcaktojnë vdekjen bazuar nga momenti kur zemra pushon së rrahuri, ku ndalohet edhe furnizimi me gjak i trurit.

“Teknikisht, ky është momenti i vdekjes – e gjitha bazohet tek momenti kur zemra ndalon së punuari”, shpjegon dr. Sam Parnia.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi