Të vërtetat dhe të gabuarat për gurët në veshka

Trashëgimia, mënyra e ushqyerjes, infeksionet urinare, janë disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e gurëve në veshka. Mjeku nefrolog, prof.dr.Alketa Koroshi, jep përgjigje disa nga pyetjet që lidhen shpesh me shfaqjen dhe trajtimin e gurëve në veshka:

Dr. Alketa Koroshi

Dr. Alketa Koroshi

Doktor, është e vërtetë që gurët në veshka janë një problem mjaft i shpeshtë për stinën e ftohtë?

Jo. Në të vërtetë gurët në veshka janë një problem që shfaqet gjatë gjithë vitit, por nuk ka ndonjë të dhënë shkencore që ta lidhin shfaqjen, përkeqësimin apo dhe shtimin e tyre me stinën e dimrit. Më shpesh vihet re gjatë stinës së verës, kjo lidhet me faktin që temperaturat e larta ndikojnë që organizmi të humbë shumë lëngje, nëpërmjet djersës, gjë që ndikon në rritjen e konceptimit të kripërave në urinë. Kjo favorizon shfaqjen e kristaleve, që përveçse ndikojnë në krijimin e gurëve, mund të çojnë dhe në rritje të përmasave të gurëve që mund të jenë ekzistues.

Doktor, është e vërtetë që burrat janë më të prekur nga gurët në veshka?

Po. Nëse i referohemi statistikave është vënë re se frekuenca e shfaqjes së gurëve është më e lartë për burrat, sesa te gratë.

Ushqimet që përmbajnë shumë proteina shtazore, si.psh mishi i kuq, ndikon në shfaqjen e gurëve në veshka?

Po. Personat që konsumojnë ushqime që përmbajnë shumë proteina shtazore, është vënë re se janë më të predispozuar të shfaqin gurë në veshka.

Është e vërtetë që personat që punojnë në ambjente me temperatura të larta, të shfaqin probleme me gurët?

Po, kjo shpjegohet me faktin e avullimit të lëngjeve, precepitimit të oksalateve të kalciumit në urinë dhe për pasojë shfaqjen dhe formimin e gurëve në veshka.

gur ne veshkaInfeksionet urinare ndikojnë në shfaqjen e gurëve në veshka?

Po. Infeksionet urinare konsiderohen si një nga faktorët që favorizojën formimin e gurëve ne veshka. Kjo lidhet me faktin që ndryshohet ambjenti i urinës nga acido-bazik dhe formojnë disa lloje të veçantë gurësh në veshka.

Doktor, është e vërtetë që ushqimet me kalcium ndikojnë në shfaqjen e gurëve?

Jo. Shpesh mendohet se ushqimet me kalcium si p.sh. bulmetrat, etj, ndikojnë në shfaqjen e gurëve në veshka, për shkak të përmbajtjes së lartë të kalciumit. Por në të vërtetë ndodh e kundërtra. Në rastin e ushqimeve me kalcium, kalciumi përthithet më mirë në zorrë, lidhen me oksalatet dhe krijojnë precipitate dhe dalin nga organizmi. Ndërsa në rastin e ushqimeve me pak kalcium, janë oksalatet që përthithen nga zorra, (pasi nuk kanë me çfarë të lidhen_ dhge për pasojë dalin në urinë.

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj