Manuali i dimrit/ Ja çfarë sugjeron dietologia Naço për të konsumuar këtë dimër

Nga Rolina Naço, dietologe klinike

Jemi ende në stinën e dimrit dhe perimet dhe frutat jane ende disi të kufizuara!
Ja disa perime që janë të stinës apo që mund të mirëmbahen edhe në dimër dhe na sigurojnë vlera ushqimore më të larta se ato që janë jashtë stine dhe me pak ngarkesë në pesticid!

PERIMET :
Kungull dimri i verdhë: me të mund të përgatisni ëmbëlsira, byrek, kek, supë.
Presh: mund të përgatisni byrek me miell misri, gjelle me mish apo me pule, sallatë,supë apo dhe peshk në furrë me pak karotë.
Karota: mund të përgatisni sallatë, supë, ëmbëlsira etj.
Lakër dhe lakër brukseli: mund të përgatisni gjellë, turshi, sallatë.
Qepë: mund të përgatisni sallatë, byrek, supë, gjellë, tavë.
Patate: mund të përgatisni pure, sallatë, supë, gjellë.
Panxhar: mund të përgatisni sallatë, pure, supë, turshi
FRUTA TË THATA:
Frutat e thata janë produkte kryesisht të vjeshtës, por edhe në stinën e dimrit kanë një cilësi shumë të mirë, ndaj dhe mund të gjenden më lehtë ato të vendit. Këshillohet të blihen me lëvoren e tyre pasi është mënyra më e mirë për të ruajtur vlerat ushqimore dhe për të shmangur marrjen e mykut apo të baktereve që kanë prirje të zhvillohen kur ato janë pa lëvore dhe nuk ruhen në kushtet e duhura.
Ulliri është nje produkt që është në cilësinë e tij më të mirë dhe që nuk duhet të mungojë nga tryeza burimi më i mirë i acideve yndyrore.

FRUTA

Këtu kemi pak kufizime, ndaj dhe do të duhet të përdorim fantazi për të përdorur mënyra të ndryshme konsumimi.
Mollë: komposto, lëng, ëmbëlsira apo kek
Ftonj: komposto, ëmbëlsira
Kivi: në ëmbëlsira
Agrume: ëmbëlsira dhe lëng

LEGUMET:

Janë një burim shumë i mirë për të marrë vera ushqimore në dimër.
Fasule, pllaqi apo fasule me ngjyra të ndryshme: çfarë mund të bëjmë pure, sallatë, supë, gjellë, byrek.
Thjerrëza me ngjyra të ndryshme: çfarë mund të bëjmë pure, sallatë, supë, gjellë.
Kockulla: çfarë mund të bëjmë pure, byrek, supë, sallatë e ftohtë.
Qiqra: çfarë mund të bejme pure, sallatë, supë, gjellë, qofte./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë